0Në Rusi me kënaqësi e pranuan zhvillimin e zgjedhjeve në parlamentin e Irakut, deklaroi në konferencën për shtyp mbajtur në Moskë Përfaqësuesi zyrtar i MPJ Andrei Nesterenko. Sipas fjalëve të tij, është e rëndësishme që në këto zgjedhje morrën pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive politike. "Kjo gjë i hap dyert mundësisë për arritjen e marrëveshjes nacionale, forcimin e pavarësisë, zgjidhjen e mëvetësishëm të problemeve vetiake dhe shfrytëzimin e rezervave natyrore", tha Andrei Nesterenko. Duke kujtuar faktin se zgjedhjet e 7 marsit u zhvilluan në një situatë aspak të thjeshtë, madje në disa qytete ndodhën disa shpërthime. Si rezultat i këtyre të fundit gjetën vdekjen dhjetra veta.