0Ish kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko deklaroi mbi kalimin në opozitë, në përbërjen e bllokut me të njëjtin emër "Ukraina jonë-Vetëmbrojtja popullore" dhe të një sërë organizatave shoqërore. Në konferëncën e mbajtur për shtyp ajo shprehu keqardhjen për faktin, se në postin e Kryeministres nuk mundi të realizonte të gjitha reformat e menduara, për shkak se kriza ekonomiko-financiare solli pengesa po ashtu si edhe mungesa e unitetit në radhët e "koalicionit demokratik". Pavarësisht nga kjo, Julia Timoshenko vuri në dukje, se qeveria e re do ta marrë vendin pa borxhe përsa i përket pagesave sociale dhe kjo gjë, sipas mendimit të saj, është një nga arritjet e kabinetit të mëparshëm të ministrave.