0Rusia bleu një sipërfaqe toke në Paris, në bregdetin Branli për ndërtimin e tempullit katedral orthodhoks dhe të një sërë ndërtesave kulturoro-kishtare. Nënshkrimi i dokumenteve u realizua në Ministrinë e Financave të Francës, njoftuan në administratën e Presidentit të Rusisë. Në fillim të shkurtit Rusia fitoi tenderin për shitjen e kësaj cope toke. Ajo ndodhet shumë afër monumentit të shquar të arkitekturës-urës së Aleksandrit të Tretë. Për projektimin e ndërtimeve të ardhshme do të tërhiqen arkitektë të njohur, kurse projektin më të mirë do ta zgjedhë komisioni i përbërë nga përfaqësuesit e Rusisë dhe Francës.