Rusia po aktivizon lidhjet strategjike me Indinë me qëllim të forcimit të sistemit të sigurisë në Azinë Jugore. Kjo është një nga temat kryesore të vizitës dyditore të Kryeministrit të Rusisë Vladimir Putin në Delhi. Me Indinë do të nënshkruhen dhjetë marrëveshje dhe kontrata në sfera të ndryshme, ndër të tjera, dhe në atë tekniko-ushtarake me shumë mbi 10 miliardë $. Duam t'ju kujtojmë, se mbi bazë të rezultateve të takimeve të Vladimir Putinit me udhëheqjen e Indisë planifikohet të përfundohet marrëveshja për furnizimin kësaj republike të 29 aeroplanëve gjuajtës të modelit MiG-29K si dhe nënshkrimi i marrëveshjes suplementare mbi modernizimin e kryqëzorit të rëndë aeroplanmbajtës "Admiral Gorshkov". Palët do të diskutojnë gjithashtu përpunimin dhe ndërtimin e përbashkët të avionit ushtarak transportues si dhe konstruktimin e avionit gjuajtës të gjeneratës së pestë. Kosto e këtij projekti mund të përbëjë 8-10 miliardë $. Dhe, duke gjykuar nga planet në perspektivë, në këto gjëra nuk ka ndër mend të ndalet as Moska dhe as Delhi. Kështu, që në një kohë fare të afërt do të zhvillohen mbledhjet e komisioneve ndërqeveritare për bashkëpunimin tregtaro-ekonomik dhe mbrojtës. Me se është i kushtëzuar një interesim kaq i madh për zhvillimin e bashkëpunimit tekniko-ushtarak midis Rusisë dhe Indisë, kur Rusia shprehet e gatshme ti paraqesë Indisë teknologjitë më të përparuara të destiancionit të dyfishtë? Përgjigja duhet kërkuar, para së gjithash, në situatën me sigurimin në rajon në tërësi. Këtu, në rajon deri tani është krejtësisht e paqartë situata me problemin bërthamor të Iranit dhe aktivitetin e piratëve detarë në Gjirin e Adenit dhe në Oqeanin Indian. Dhe së fundi, gjendja në Afganistan. Dhe në lidhje me këtë India është e interesuar në një shkallë të lartë për bashkëpunimin me Rusinë me qëllim të garantimit të sigurisë. Dhe jo vetëm në Azinë Jugore, por edhe në zonën e Oqeanit Indian. Pikërisht kontratat në sferën e mbrojtjes, të cilat do të nënshkruhen gjatë vizitës aktuale të Kryeministrit rus, mund të luajnë një rol të qenësishëm në forcimin e ndikimit të Indisë në gjithë kontinentin aziatik, mendon Shefi i katedrës së çarmatimit dhe rregullimit të konflikteve të Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Pikajev: "India është një vend në zhvillim e sipër dhe me ndikim. Ajo ushtron një ndikim mjaft serioz në Afganistan, i cili është jo me më pak interes edhe për Rusinë. Aktualisht operacioni natovian po ndeshet atje me probleme në rritje. Nuk përjashtohet mundësia e asaj që NATO të largohet nga Afganistani. SHBA-s tashmë deklaruan për largimin e pjesës më të madhe të trupave të veta aty nga viti 2011, por përpara valës së radhës të zgjedhjeve duhet menduar për planin "B"-si duhet vepruar kur të largohet NATO? Duket fare qartë, se stabilizimi i Afganistanit për një kohë kaq të shkurtër nuk mund të arrihet dot. Prandaj në planin e bashkëpunimit përkatësisht Afganistanit marrëdhëniet ruso-indiane kanë një perspektivë të madhe", përfundon eksperti.