0Ukraina do të ndërtojë marrëdhënie normale me Rusinë, deklaroi Kryeministri i sapozgjedhur Nikollai Azarov në konferencën për shtyp dhënë menjëherë pas konfirmimit të kabinetit të ministrave në përbërje të plotë nga Verhovnaja Rada (parlamenti). Nikollai Azarov vuri në dukje, se Rusia është fqinja e Ukrainës dhe së dyti, ky është vendi me të cilin Ukraina ka interesat e veta strategjike afatgjata. Ai kujtoi gjithashtu për marrëveshjet e nënshkruara midis presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë mbi përgatitjen për mbledhjen e komisionit ndërqeveritar. Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin i shprehu urimet e veta Nikollai Azarovit me rastin e emërimit të tij në postin e kryetarit të qeverisë.