Balerinin e mrekullueshëm dhe baletmaestrin e talentuar Marius Petipa Rusia dhe Franca nuk po mund ta ndajnë dot midis tyre, secili nga këto dy vendeve e konsideron atë qytetar të vetin. Si Franca, po ashtu dhe Rusia kanë arsye me peshë për këtë. Marius (Ivanoviç - në stilin rus) Petipa lindi në qytetin francez Marcelle më 11 mars të vitit 1818. Babai i tij Jean Antoine Petipa ishte artist baleti dhe prandaj Marius Petipa që në fëmijëri e gjeti veten në kërcim në baletet e vëna në skenë nga babai i tij. Së bashku me të atin ai realizoi disa turne në Francë, SHBA, Spanjë. Në vitin 1847 ai u ftua në Rusi ku dhe kërceu pjesët kryesore të baleteve të asaj kohe: J. Mazilier  "Pahita", J. Perrot  "Esmeralda", "Fausti", "Korsari". Përveç kësaj Marius Petipa i provon forcat e veta në rolin e baletmaestrit dhe interpreton njëkohësisht role në shfaqjet e vëna në skenë nga vetë ai. Me të vërtetë i famshëm ai  bë në vitin 1862, pikërisht kur vuri në skenë baletin e Punit "Vajza e Faraonit". Duke filluar që nga ky moment Marius Petipa krijoi mbi 50 balete origjinale. Si maja më të lartë të krijimtarisë së tij konsiderohen baletet "Bukuroshja e fjetur", "Liqeni i mjelmave" të  kompozitorit  Pjotër Çajkovskij si dhe "Rajmonda" e Ilia Gllazunovit. Gjysmën e dytë të shekullit të XIX e quajnë "epokë të Petipasë". Falë tij baleti rus quhet më i miri në botë. Marius Petipa u nda nga jeta në vitin 1910 në qytezën e vogël të Krimesë Gurzuf.

Fragment nga baleti "Don Kishoti". Muzika e Ludvig Minkusit. Koreografia e Aleksandër Gorskit (1902) sipas motiveve të spektaklit të Marius Petipa. Libreti i Marius Petipa me subjekt të romanit të famshëm të të madhit Servantes. Teatri Mariinski, 11 tetor i vitit 2009.