0Verhovnaja Rada (parlamenti) i Ukrainës miratoi kandidaturën e Nikollai Azarovit për në postin e kryeministrit të vendit. Kandidaturën e tij e mbështetën 242 parlamentarë prej minimumit të nevojshëm - 226 vota. Duke marrë fjalën përpara deputetëve, ai premtoi të ripërtërijë Ukrainën, ta ndihmojë atë për kapërcimin e trashëgimisë së rëndë të udhëheqjes së mëparshme. Në radhë të parë ai ka ndërmend të merret me përgatitjen e buxhetit të ri real si dhe me luftën kundër korrupsionit.