0Në Paris shprehin pakënaqësi në lidhje me kushtet e zhvillimit nga Pentagoni të tenderit ndërkombëtar për furnizimin e Forcave ushtarako-ajrore të SHBA-s me avionë karburanti. Kontrata, me sa duket nga të gjitha, do ti përkasë korporatës "Boing", megjithëse në vitin 2008 SHBA-s anonin nga avionët A 330 të kompanisë "Airbus". Pentagoni njoftoi, se koncerni Europian aviakozmik dhe mbrojtës dhe partneri i tij amerikan "Northop Grumman" nuk mundën të përmbushnin kushtet e tenderit për funizimin e 179 avionëve me shumë të përgjithshme 35 miliardë dollarë. Këto njoftime shkaktuan një efekt jashtëzakonisht të pakëndshëm në BE, përfaqësuesit e të cilit e hedhin fjalën hapur, pa doreza, për shkeljen e rregullave  tregtare ndërkombëtare nga ana e Uashingtonit.