Shkarko audiofailin

"Diçka e qenësishme po ndryshon në qendrimin e Europës ndaj Rusisë",  mendon Drejtori i Qendrës ruse të studimeve politike, profesor Boris Shmeljov, duke analizuar rendin e ditës të sesionit të Parlamentit Europian në Strasburg. Ai përfshin diskutimin e raportit mbi strategjinë mbrojtëse europiane dhe politikën në sferën e sigurimit, sipas së cilës (po e citojmë atë), "gjatë krijimit të sistemit të Mbrojtjes Antiraket të SHBA-s në Europë duhet të merret parasysh edhe mendimi i Rusisë".  "Në qendrimin e Bashkimit Europian ndaj Rusisë po vërehen tani jo pak momente të reja të cilat mund të vlerësohen mjaft pozitivisht. Në Europë po fillojnë të kuptojnë, se forcimi i mëtejshëm i pozitave të BE në botë është i lidhur ngushtësisht me atë, se në ç'mënyrë do të ndërtohen marrëdhëniet me Rusinë. Synimi drejt arritjes së mirëkuptimit reciprok dhe bilacit, ekuilibrit të interesave po zëvendëson aktualisht ftohjen e dy viteve të fundit që u shkaktua nga konflikti në Kaukaz. Në shtypin europian tashmë po duken përsiatje kushtuar temës së hyrjes së Rusisë në NATO. Me sa duket nga të gjitha, Rusia u bë e nevojshme për Aleancës për forcimin e pozitave të saj në botë. Po ndryshon edhe qendrimi i liderëve europianë ndaj propozimit të Presidentit Dimitri Medvediev mbi përfundimin e Traktatit për sigurimin europian. Duket sikur janë të gatshëm ta shqyrtojnë këtë iniciativë edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, edhe Presidenti i Francës Nikola Sarkozi. Po çfarë shërbeu si shtysë, sipas mendimit të Boris Shmeljovit, për ndryshimin e qendrimeve të Europës ndaj vendit tonë? "Sipas pikëpamjes sime duket fare qartë, se zgjedhja e bërë vetëm në favor të bashkëpunimit me SHBA-s nuk i lejon Europës të shndërrohet në qendër të fuqishme ndikimi politik. Në situatën kur Presidenti i Amerikës po zhvendos gradualisht qendrën e ndikimit të vet në rajonin Aziatiko-Oqeanopaqësor, ndërkohë që edhe vetë Shtetet e Bashkuara po përjetojnë tani kohëra aspak të lehta, liderët europianë po demonstrojnë njëfarë vendosmërie të caktuar duke miratuar vendime racionale. Sigurisht, është ende shumë shpejt të flitet mbi cilësinë e re të marrëdhënieve ruso-europiane. Por, siç i thonë fjalës, "fillimi i mbarë është gjysma e punës"... Provoni të ndiqni, ju lutem, me kujdes logjikën vijuese: Traktati i Lisbonës shtron përpara europianëve detyrën e përpunimit të politikës së përgjithshme mbrojtëse dhe politikës së sigurimit të jashtëm. Mund të shprehësh sa të duash skepticizëm në lidhje me këtë, por Europa megjithatë dëshiron të luajë këtu një rol të mëvetësishëm. Ky është fakt. Nga ana e vet, vendi ynë i ka propozuar mëse një herë Perëndimit variante të ndryshme pjesëmarrjeje në realizimin e sistemit të Mbrojtjes Antiraket. Por për arsye të ndryshme puna ngecte në vend. Dhe ja, pikërisht këto ditë, Kryekomandanti Suprem i Forcave të Bashkuara të armatosura të NATO-s, admirali James Stavridis deklaroi: "Dislokimi i elementeve të Mbrojtjes Antiraket në Europë parashikon bashkëveprimin me Rusinë". "Kjo gjë kërkon një mirëbesim jashtëzakoisht të lartë reciprok midis Rusisë dhe Perëndimit, Rusisë dhe SHBA-s. Hap i parë në rrugën drejt krijimit të mirëbesimit duhet të bëhet nënshkrimi i Traktatit me amerikanët mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive. Ndërsa më pas edhe ratifikimi i tij... Në Rusi ratifikimi i këtij dokumenti do të varet nga ai fakt, nëse do të ndërlidhet në të shkurtimi i armatimeve bërthamore me politikën amerikane të Mbrojtjes Antiraket, duke marrë parasysh me këtë interesat e Rusisë. Me sa duket nga të gjitha, këto kohët e fundit një gjë e tillë po bëhet e mundur...". Duke përmbledhur gjithçka të thënë më sipër profesor Boris Shmeljov vë në dukje me një optimizëm të rezervuar si vijon: "Ka shumë mundësi që aktualisht ne të bëhemi dëshmitarë të lindjes së një etape cilësisht të re të zhvillimit të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Perëndimit".