Zëri i Rusisë  

Spanja, e cila kryeson aktualisht në Bashkimin Europian, bëri thirrje për zhvillimin në muajin prill të një forumi të ri ndërkombëtar për Bosnjë e Hercegovinën. Për këtë u bë e ditur në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE në qytetin spanjoll Kordoba (Cordoba). Në të Spanja dhe Italia informuan kolegët në lidhje me vizionin e tyre përkatësisht rregullimit të ardhshëm ballkanik. Në veçanti, ato kanë ndërmend "aty nga fillimi i qershorit" të organizojnë në Sarajevë (Sarajevo) samitin BE-Ballkani, në të cilin të përpunohet njëfarë lloj "harte rrugore" e rregullimit të problemeve aktuale ballkanike. Iniciativa e përbashkët spanjollo-italiane parashikon që edhe "SHBA-s, Rusia dhe Turqia të mund të ftohen për pjesëmarrje në këtë takim". Dëgjoni në lidhje me këtë temë replikën e vëzhguesit të "Zërit të Rusisë" Pjotër Iskenderov. Iniciativa e Spanjës, kryetares aktuale në BE dhe partnerës së saj mesdhetare-Italisë nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për reanimimin e të ashtuquajturit "proces i Butmirit", e cila u iniciua në tetor të vitit 2009 dhe faktikisht po atëhere dhe u varros. SHBA-s dhe Bashkimi Europian u përpoqën gjatë dy raundeve negociatash me dyer të mbyllura në aviabazën natoviane "Butmir" nën Sarajevë ti detyrojnë partitë boshnjake të rishikojnë Dispozitat themelore të Marrëvedhjes së paqes së Dejtonit të vitit 1995. Ky dokument lejon deri tani ruajtjen e një ekuilibri të brishtë ndëretnik dhe ndërkonfesional në Bosnjë dhe Hercegovinë, që humbi mbi më tepër se 100 mijë jetë njerëzore në luftën shfarosëse barbare etno-civile. Propozimet e SHBA-s dhe BE mbi centralizimin e rreptë të pushtetit në Bosnjë e Hercegovinë gjetën mbështetje principiale në radhët e myslimanëve vendas, të cilët ëndërronin prej kohësh likuidimin e Republikës Serbe Boshnjake. Por serbët vërejtën në "procesin e Butmirit" vazhdimin e politikës antiserbe të Perëndimit. Duhet thënë, se edhe kroatët boshnjakë e shikojnë me shqetësim të madh unitarizimin e Bosnjës, duke mbajtur mend fort mirë tendencat e pasionet në rritje nacionaliste dhe ekstremiste në radhët e myslimanëve boshnjakë. Si përfundim ne vërejmë një situatë paradoksale. Spanja, si kryetare aktualisht vepruese në Bashkimin Europian me plot të drejtë vë theksin mbi domosdoshmërinë e bashkimt të përpjekjeve ndërkombëtare për rregullimin e problemeve ballkanike, por veprimet konkrete të fuqive perëndimore në drejtimin ballkanik është vështirë të quhen si të peshuara mirë, të urta dhe konstruktive. Përveç Bosnjë e Hercegovinës, në Kosovë dhe Maqedoni SHBA-s dhe Bashkimi Europian mbështesin aktivisht vetëm njërën nga palët e konfliktit - shqiptarët. Edhe pjesëmarrja e presupozuar e Turqisë në samitin ballkanik ngjason shumë me përpjekjen e hapur për të marrë me të mirë autoritetet e këtij vendi. Sepse Ankaraja po zhgënjehet përherë e më tepër nga mosdëshira këmbëngulëse e BE për ta pranuar atë në radhët e veta. Kur pjesëmarrësit e një forumi të tillë kaq të madh apriori mbajnë një qendrim të angazhuar dhe shfaqin pozita subjektive ndaj tij, zor se ia vlen atëhere të priten nga ato vendime e zgjidhje me efekt rrugëdaljeje. Në historinë europiane, vërtet, ka patur shembuj të kongreseve të suksesshme të fuqive të mëdha përkatësisht Ballkanit, të cilët kanë përcaktuar për disa dhjetra vjeçarë përpara organizimin territorialo-shtetëror të mbarë rajonit. Kështu ka ndodhur,në veçanti, në vitin 1878 në Berlin dhe në vitet 1912-1913 në Londër. Por atëhere "koncerti i fuqive të mëdha" ishte vërtet i interesuar për krijimin në Ballkan të një sistemi të fortë, të qendrueshëm etno-konfesional të shpenzimeve dhe kundërpeshave. Një sistem i tillë u arrit të krijohet edhe 15 vjet më parë në Dejton. Por aktualisht SHBA-s dhe BE ndjekin në rajon qëllime shumë më të njëanshme dhe në favor të interesave vetiake. Për këtë arsye edhe "Iniciativat e Kordobës", edhe "procesi i Butmirit", si dhe më parë, mbeten të mbuluara nga mjegulla.