0Në Moskë me shqetësim të madh i pritën planet e Izraelit për ndërtimin e 1600 pikave hebree të banimit në lokalitetin Ramat Shlomo në Jeruzalemin Lindor. Në MPJ të Rusisë veprimet e Izraelit i vlerësojnë si të papranueshme, pasi ato bien ndesh me bazën e përgjithshme juridike ndërkombëtare të rregullimit të konfliktit, parapërcaktojnë përfundimet e procesit të rregullimit, gjatë të cilit duhet të gjejnë zgjidhje çështjet që kanë të bëjnë me përcaktimin e statusit përfundimtar, ndër të tjera edhe të Jeruzalemit. MPJ e Rusisë u bëri thirrje autoriteteve izraelite të përmbahen nga hapa të tillë të njëanshëm negativë.