0Rusia është përfaqësuar gjerësisht në Ekspozitën Ndërkombëtare panair të turizmit në Berlin. Në stendën ruse është demostruar një informacion i larmishëm mbi mundësitë turistike të Rusisë. Një interesim të madh tek vizitorët zgjoi programi i vizitimit të "tre kryeqyteteve" Moska, Shën Peterburg dhe Kazani. Gjithsej në këtë ekspozitë marrin pjesë më shumë se 11 mijë kompani dhe organizata nga pothuajse 190 shtete të ndryshme.