0Ekuipazhi kryesor dhe ai dublues i ekspeditës së radhës për në Stacinin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) do të fillojnë stërvitjen parafluturuese që është një formë provimi për ta. Kozmonautëve do tu duhet të "tërheqin" tezat me pyetjet për daljen nga situatat e papritura, të cilat mund të lindin gjatë fluturimit. Mbi bazë të rezultateve të këtij trajnimi do të bëhet konfirmimi i ekuipazheve bazë dhe atyre dublues. Starti drejt SKN është planifikuar për në 2 prill. Aktualisht në stacion punojnë rusi Oleg Kotov, amerikani Timothy Creamer dhe japonezi Soichi Noguchi.