Zëri i Rusisë  

Deklaratat e SHBA-s mbi mundësinë e shfrytëzimit të Stacionit Radiolokativ Rus (SRR) në sistemin amerikan të Mbrojtjes Antiraket (MAR) në Europë janë vetëm për tu përshëndetur, por konsultimet kryesore janë ende përpara. Sipas fjalëve të Shefit të Komandës Europiane të forcave të armatosura të SHBA-s Admiralit James Stavridis, përfshirja e stacioneve radiolokative të Rusisë në sistemin e MAR të SHBA-s që po krijohet, do të bënte të mundur zbulimin në stad të hershëm të lëshimeve raketore. Përveç kësaj, një zhvillim i tillë i ngjarjeve do të mund të bëhej "masë për forcimin e mirëbesimit", do të krijonte "zonën e bashkëpunimit" midis Rusisë dhe SHBA-s.