0Aktualisht ekipi rus në Lojrat Arktike, që po zhvillohen në provincën kanadeze Albert, ka fituar 36 medalje: 19 ari, 13 argjendi dhe 4 bronzi. Lojrat Dimërore Arktike, në të cilat marrin pjesë përfaqësuesit e popujve që jetojnë në skajin më verior të paralelit të 55, zhvillohen që nga viti 1970 çdo dy vjet. Në Lojrat e tanishme marrin pjesë më shumë se 2 mijë sportistë nga SHBA-s, Kanadaja, Rusia, Groenlanda dhe skuadra e saamëve. Lojrat do të përfundojnë më 13 mars.