0Në Kursk, qytet ky në qendër të pjesës europiane të Rusisë, startoi projekti "Këngët e Fitores", kushtuar 65 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike. Me këngë në gojë miliona ushtarë u nisën për në luftë, me të nuk u ndanë as gjatë ndalesave të shkurtra, me këngë e pritën fitoren e shumëdëshiruar mbi pushtuesit fashistë. Këngët e luftës do të tingëllojnë nën interpretimin e veteranëve, ish partizanëve, punonjësve të prapavijës, fëmijëve dhe nipërve të tyre. Projekti, pjesëmarrës i të cilit mund të bëhet çdokush që dëshiron, do të zgjasë deri në 9 maj.