Zëri i Rusisë Irani nuk kërcënon as SHBA-s, as Europën, deklaroi Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov, duke iu përgjigjur pyetjeve të lexuesve të site-ve në gjuhë të huaja të Agjencisë RIA Lajmet. Sipas fjalëve të tij, Irani nuk zotëron raketa, të afta që të arrijnë vendet e Europës, pa folur më për territorin e SHBA-s. Për sa i përket planeve të dislokimit të elementeve të Mbrojtejs Antiraket (MAR) në Europën Lindore, ai theksoi, deri në vitin 2020 ky sistem do të jetë i kapshëm nga raketat balistike ndërkontinentale ruse. Ai shprehu besimin, se vendimin përfundimtar në lidhje me MAR administrata e SHBA-s do ta miratojë "me marrjen parasysh të rrezikut real raketor për Europën". Prandaj, tha Lavrov, që të flitet për kundërpërgjigjen ruse ndaj dislokimit të elementeve amerikane të sistemit MAR në Rumani dhe Bullgari, është herët tani për tani . "Por, theksoi Lavrov, nuk duhet të pajtohemi kurrsesi me rrezikun që i kanoset potencialit rus të frenimit bërthamor".