0Blloku i NATO-s zgjati operacionin "Mbuгoja e Oqeanit" për frenimin e piraterisë pranë brigjeve të Somalisë deri në fund të vitit 2012. Më 12 mars një grup prej 5 anijesh ushtarake të SHBA-s, Britanisë së Madhe, Italisë, Turqisë dhe Greqisë do të zëvendësojë njësinë e anijeve luftarake të NATO-s që aktualisht patrullojnë Gjirin e Adenit. Sipas fjalëve të përfaqësuesit të Aleancës Appaturaj, numri i anijeve të rrëmbyera nga piratët në vitin 2009 u reduktua deri në 40 %. Lundrimin e sigurt të anijeve tregtare pranë brigjeve të Somalisë e garantojnë gjithashtu forcat ushtarako-detare të BE dhe anijet luftarake të Flotës Ushtarako Detare të Rusisë.