Ushtarakët e ushtrive të vendeve të NATO-s do të bëhen politologë. Në forcat ushtarako-ajrore të SHBA-s tashmë ka hyrë në veprim aktiv programi i përvetësimit të gjuhëve të huaja. Për njohjen e gjuhës ruse dhe vendeve të tjera të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) komanda i paguan suplementarisht tani vartësve të vet nga 500 dollarë në muaj. Do ti paguajnë më tepër që këtej e tutje ushtarakëve amerikanë për njohjen e më shumë se 100 gjuhëve të përcaktuara sipas tre kategorive. Në kategorinë e parë të gjuhëve "tejet të domosdoshme për përvetësim" hyjnë rusishtja dhe gjuha turkmene në një radhë me gjuhët kineze, franceze, arabe, koreane, turke, farsi, pushtu. Në kategorinë e dytë hyjnë "gjuhët e domosdoshme në raste krizash": gjeorgjiane, azerbajxhanase, kazakistanase, uzbekistanase. Kurse në kategorinë e fundit hyjnë: gjuha çeçene, ukrainase dhe gjithë gjuhët e tjera të hapësirës postsovjetike. Po me se shpjegohet një etje e tillë kaq e madhe për dituri e përforcuar bile dhe me stimul material? Ekspeti ushtarak rus, Zëvendës presidenti i Akademisë së problemeve gjeopolitike Konstantin Sivkov mendon, se NATO po i afrohet gjithnjë e më pranë kufijve të Rusisë: "Pagesa suplementare që i jepet Forcave ushtarako-ajrore të SHBA-s për përvetësimin e gjuhës ruse qendron në një radhë me rritjen e theksuar të interesit ndaj studimit të saj në West Point - Akademinë e trupave tokësore të SHBA-s. Si dhe, sigurisht, me përhapjen e sistemit amerikan të Mbrojtjes Antiraket në Bullgari, Rumani, Poloni, Çeki. Dhe të gjitha këto po ndodhin në sfondin e reduktimit të theksuar të potencialit bërthamor rus në kuadrin e Traktatit-3 mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive.  Ekziston, vërtet, edhe një këndvështrim tjetër. Për shembull, Zëvendës drejtori i Institutit të SHBA-s dhe Kanadasë të Akademisë së Shkencave të Rusisë Pavell Zollotarjov e quan stimulimin e përvetësimit të gjuhëve të huaja në ushtrinë amerikane një kurs krejtësisht të natyrshëm të udhëheqjes ushtarake. "Amerikanët i kanë kushtuar gjithmonë një kujdes të veçantë studimit të gjuhëve të huaja. Dhe vetë fakti se tani ata po merren me studimin e gjuhës ruse dhe gjuhëve të tjera të popujve të ish Bashkimit Sovjetik është proces krejtësisht i natyrshën". Por sido që të jetë puna në të vërtetë, Aleanca Veriatlantike prej kohësh nuk e fsheh interesimin e vet të gjallë ndaj hapësirës postsovjetike. Për shembull, më 11 mars në Erevan-kryeqytetin e Armenisë do të hapet seminari Rose Roth, të cilin e zhvillon Aleanca. Tema e deklaruar është paqësore: "Zhvillimi rajonal në Kaukazin e Jugut" dhe gjuha armene do të jetë një ndër gjuhët kryesore të seminarit. Me sa duket nga të gjitha, pikërisht në këtë gjuhë dhe do tu shpjegojnë në mënyrë të hollësishme jugorëve përfaqësuesit e Aleancës Veriatlantike se ç'perspektiva sheh për veten NATO në rajonin e tyre.