Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov shpreson shumë se në samitin Rusi-BE, që do të zhvillohet në Rostov mbi Don më 31 maj, udhëheqësit e Rusisë dhe BE do të mund të shprehen objektivisht në lidhje me çështjen e aplikimit të regjimit pa viza, njofton botimi "Rossiskaja gazeta". Lavrov më parë ka theksuar më se një herë, se Rusia është e gatshme në çdo moment të kalojë në regjimin pa viza. Në Bruksel e kuptojnë, se anulimi i vizave midis BE dhe Rusisë është në interes të të dyja palëve. Për aplikimin sa më të shpejtë të regjimit pa viza midis BE dhe Rusisë, në veçanti, doli Finlanda. Aktualisht Helsinki jep një numër më të madh vizash Schengen për shtetasit e Rusisë - rreth 750 mijë në vit.

Gjuha ruse nuk do të gëzojë statusin e asaj shtetërore në Ukrainë, njofton gazeta "Vremja novstei". Kjo shprehet mëse qartë në deklaratën e Presidentit Viktor Janukoviç bërë me rastin e përvjetorit të196 të ditëlindjes së Taras Shevçenkos. Presidenti shpalli publikisht: "Gjuha ukrainase do të jetë gjuha e vetme shtetërore në Ukrainë dhe se duhet futur domosdoshmërisht në Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale". Në shtator të vitit të kaluar Janukoviç premtoi, se në rast se do të zgjidhet president i Ukrainës do të përpiqet të arrijë sanksionimin e rusishtes në rolin e gjuhës së dytë shtetërore. Por që gjatë fushatës paraelektorale u bë mëse e qartë se një premtim i tillë mund të ndikonte në humbjen e mijëra votave për Liderin e Partisë së Rajoneve në pjesën qendrore dhe perëndimore të vendit, prandaj Janukoviçi propozoi që rusishtja të bëhet gjuhë e komunikimit ndërnacional në ato rajone, ku pro kësaj do të shprehet shumica e banorëve.

Moska ka ndërmen të rrisë vëllimet e ndihmave për ata që vuajnë nga uria në botë, shkruan botimi "Rossiskaja gazeta". Kjo gjë u bë e ditur gjatë vizitës në vend të Drejtorit ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së Zhozet Shiiran (Josette Sheeran). Gjatë vitit të fundit rreth 20 milionë nxënës shkollash në të gjithë botën morrën ndihma ushqimore në kuadrin e këtij programi. Aktualisht po shqyrtohet mundësia e furnizimit të drithit rus në Taxhikistan, Afganistan, Kirgizi, Korenë e Veriut, Haiti, Etiopi. Vitin e kaluar kontributi i Moskës përbëri gati 27 milionë dollarë, gjë kjo që bëri të mundur sigurimin me ushqim të më shumë se një milionë vetave që vuajnë nga uria në gjithë botë. Këtë vit përmasat e ndihmës ruse do të rriten deri në 30 milionë dollarë.

Kriza përfundoi - është e domosdoshme të rriten tani rezervat financiare të vendit. Në një përfundim të tillë arrin botimi "Komsomolskaja pravda" pas analizimi të fjalimit të Kryeministrit Vladimir Putin, mbajtur në mbledhjen e qeverisë kushtuar financimit të programeve qëllimore federale për vitin 2011. Sipas fjalëve të Kryeministrit, aktualisht Rusia ka mundësi të zgjidhë gradualisht problemin e deficitit të buxhetit por me respektimin e kushtit kryesor - plotësimin e detyrimeve sociale përpara qytetarëve. Kriter kryesor duhet të bëhet efektiviteti i shpenzimeve. Do të ketë edhe risi. Në veçanti, institucioneve shtetërore do tu ngarkohen detyra për ofrimin e shërbimeve mjekësore, arsimore si dhe shërbimeve të tjera.

Filmi i regjizorit të njohur rus Karen Shahnazarov  "Pavijoni № 6" u bë laureat i festivalit kinematografik ndërkombëtar në Portugali, njofton gazeta "Kommersant". Ai u nderua me çmimin "Manoel de Oliveira",  i cili i jepet filmit më të mirë, të shpallur nga juria si vepra më e spikatur, më interesante e filmit autorial. Duhet të theksohet, se ky çmim ka rëndësi edhe për nga pikëpamja komerciale, pasi është rekomandim i festivalit për realizimin e filmit në vend.