0Planet e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të reja hebree në Jeruzalemin Lindor minojnë përpjekjet ndërkombëtare për rifillimin e negociatave izraelito-palestineze, deklaroi Nënpresidenti i SHBA-s Joseph  Beeden në takimin me Presidentin e Autonomisë Palestineze Mahmud Abbas në Ramallah. Këto negociata u ndërprenë në dhjetor të vitit 2009 me fillimin e operacioneve në Rripin e Gazës. Javën e kaluar Lidhja e Shteteve Arabe miratoi iniciativën amerikane për fillimin e negociatave jo të drejtpërdrejta midis Autonomisë Palestineze dhe Izraelit. Por kundër kësaj doli lëvizja radikale palestineze HAMAS.