0Moska shpreson se negociatat për hyrjen njëkohësisht në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit do të përfundojnë në afate sa më të shkurtra. Për këtë deklaroi Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov, duke iu përgjigjur pyetjeve të lexuesve të site-ve të huaja të RIA Lajmet. Ai e quajti "qëllim strategjik" hyrjen në OBT sipas kushteve të drejta, të sinqerta dhe të barabarta. OBT u krijua në vitin 1995 për liberalizimin e tregtisë ndërkombëtare dhe rregullimin e marrëdhënieve midis anëtarëve të saj. Organizata bashkon në radhët e veta më shumë se 150 shtete të ndryshme.