0Është një gjë krejtësisht normale të blihet jashtë shtetit teknika ushtarake, deklaroi Nënkryeministri i Federatës Ruse Sergei Ivanov në Dumën Shtetërore, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve komunistë mbi planet e blerjes së helikoptermbajtëses franceze "Mistral". Sipas fjalëve të tij, fjalë bëhet blerjen e një anijeje dhe për ndërtimin e mëtejshëm në Rusi sipas teknologjive franceze edhe të tre të tjerave. Ivanov tregoi, se Korporata e Bashkuar Industriale ka mbetur pas në një sërë fushash. Për të kapërcyer këtë prapambetje, qeveria bile në vitin e krizës 2009 financoi për zhvillimin e ndërmarrjeve të Korporatës së Bashkuar Industriale më shumë se 100 miliardë rubla.