Të enjten Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin do të zhvillojë negociata me homologun e vet nga India Manmohan Singh dhe Presidentin e këtij vendi Pratibha Patil. Ai do të marrë pjesë gjithashtu në Internet-konferencën me përfaqësuesit e qarqeve të biznesit indian, veprimtarë të kulturës, anëtarë të Klubit të dëgjuesve të radiokompanisë "Zëri i Rusisë". Kjo Internet-konferencë është projekti i parë me përmasa kaq të gjera i bashkëpunimit të kompanive të të dy vendeve në tregun e telekomunikacioneve në Indi me vëllim të përgjithshëm investimesh prej më tepër se 4 miliardë dollarësh. Interesi aktual i Rusisë ndaj Indisë diktohet nga disa rrethana. Së pari, për Moskën New Delhi është partner i hershëm dhe shumë miqësor. Së dyti, midis dy vendeve ekzistojnë lidhje mjaft të gjera ekonomike dhe tregtare. Pavarësisht nga kriza botërore qarkullimi i mallrave midis dy vendeve vitin e kaluar i kaloi të 7,5 miliardë $. Në negociatat e Kryeministrit rus në New Delhi është planifikuar diskutimi i një rrethi të gjerë çështjesh që kanë të bëjnë me bashkëpunimin. Zëvendësi i kreut të aparatit qeveritar të Rusisë Juri Ushakov u njoftoi gazetarëve se një vemendje e veçantë do ti kushtohet bashkëveprimit në degët e teknologjive të larta: energjetikën atomike, industrinë mbrojtëse, prodhimin e pajisjeve për telekominikacionin. Siç pritet, do të nënshkruhen 14-15 marrëveshje si dhe kontrata me shumë gati 10 miliardë dollarë. Në veçanti, planifikohet përfundimi i kontratës për furnizimin Indisë të 29 gjuajtësve rusë të modelit MiG - 29K si dhe për modernizimin e kryqëzorit të rëndë aeroplanmbajtës. Përsa i përket projekteve të përbashkëta në sferën e energjetikës atomike, orientalisti i Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO) Sergei Llunjev deklaroi për "Zërin e Rusisë" si vijon: "Pala indiane shtron përpara vetes qëllime tejet ambicioze në sferën e zhvillimit të energjetikës atomike dhe ka ndërmend të shpenzojë për këtë 100 miliardë $. Që nga viti 2001 Rusia po ndërton në Kudankulam një elektrostacion atomik. Fillimisht 2 blloqe, kurse më pas edhe 4 të tjerë. Kurse tani fjalë bëhet për ndërtimin edhe të 2-3 elektrostacioneve të tjera atomike. Një interesim mjaft të gjallë po shfaq India edhe ndaj hidrokarbureve ruse. Edhe në këtë sferë janë evidentuar hope, arritje të caktuara, meqenëse u arrit marrëveshja që të dy vendet të krijojnë kompani të përbashkëta jo vetëm në Lindjen e Largët, por edhe në Siberinë Lindore, dhe ka shumë mundësi, edhe në atë Perëndimore", tha Sergei Llunjev.