0Për korrigjimin e gabimeve që u bënë gjatë ndërtimit të Large Hardon Collider (LHC) në Zvicër, në fund të vitit 2011 agregatin do ta mbyllin. Për këtë në intervistën e vet dhënë për BBC tregoi Drejtori i Qendrës Europiane të studimeve bërthamore në Gjenevë Doktor Stiv Mayers. Por deri në kohën e fillimit të rikonstruksionit, në mars të këtij viti, shkencëtarët planifikojnë ta venë edhe një herë në punë Collider-in, duke e graduar atë deri në nivelin rekord të energjisë prej 7 teraelektrovolt. LHC është një nga qendrat më të mëdha eksperimentuese në botë, të cilën e krijuan shkencëtarët nga më shumë se 40 vende, ndër të tjera dhe nga Rusia.