0Samiti ekonomik i BE, i cili do të zhvillohet në Bruksel më 25-26 mars, do të marrë vendimin për krijimin e Fondit Monetar Europian (FME) dhe Agjencisë europiane të rejtingëve, njoftoi për Agjencinë ITAR-TASS një burim diplomatik në Bruksel. Ideja e krijimit të një analogu europian të FMN-së u shfaq gjatë kërkimit të rrugëdaljeve për kapërcimin e krizës buxhetore të zonës së euros. Shumica e vendeve të BE, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian e mbështetën këtë ide, por tani për tani ekziston një përhapje propozimesh kaotike për krijimin e FME.