0Rusia do të furnizojë në Autonominë Palestineze gati 10 mijë tonë miell gruri, njoftuan në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Federatës Ruse. Ndihma humanitare do të jepet në saje të fondit shtesë të Rusisë për Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së. Partia e parë e miellit tashmë është transportuar në portin izraelit Ashdod, në mes të marsit atje do të mbërrijnë edhe dy anije të tjera ruse me ngarkesa. MSJ e Rusisë dhe Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së më 4 mars nënshkruan Memorandumin e përvitshëm të mirëkuptimit reciprok. Palët kanë ndërmend të zhvillojnë bashkëpunimin dhe tu japin ndihmë së bashku vendeve të ndryshme.