0Organizatat më të mëdha ekologjike dhe shoqërore të Rusisë shpallën për krijimin e një koalicioni në mbrojtje të Liqenit Bajkal dhe filluan të mbledhin firma bashkangjitur mesazhit drejtuar UNESKO-s, njofton organizata "Greenpeace Russia" . Përpara mbrojtësve të Bajkalit shtrohen dy detyra kryesore: të arrihet pezullimi i derdhjeve të Kombinatit të letër-celulozës në Bajkal dhe krijimi i vendeve alternative të punës për punëtorët e tij me anë të zhvillimit të prodhimeve të pastra ekologjike. Bajkali është rezervuari më i madh i ujit të ëmbët në planet dhe përfshihet në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s.