0Të gjithë pjesëmarrësit e tregut duhet të kenë akses të barabartë në Sistemin Kombëtar të Pagesave, ndërkaq gjatë krijimit të tij është e nevojshme të merren parasysh marrëveshjet ndërkombëtare tashmë ekzistuese, duke përfshirë edhe Marrëveshjen për krijimin e Bashkimit Doganor (Rusi, Bjellorusi dhe Kazakistan) dhe për të ardhmen e Hapësirës Unike Ekonomike, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Ai theksoi, se struktura e Sistemit Kombëtar të Pagesave duhet të përdorë kanale komunikimi të shpejtësisë së lartë dhe të jetë i përshtatshëm për njerëzit e thjeshtë.