0Çështja që ka të bëjë me dislokimin e elementeve të Mbrojtjes Antiraket (MAR) të SHBA-s në Europë "duhet të studjohet imtësisht dhe të kontrollohet nga të gjitha anët". Në një mendim të tillë arritën deputetët e Parlamentit Europian. Ata shqyrtuan raportin e përvitshëm mbi strategjinë e mbrojtjes europiane dhe politikën në sferën e sigurimit, të përgatitur nga komiteti për çështjet ndërkombëtare të Organit të më lartë legjislativ të BE. Parlamentarët europianë i bënë thirrje Uashingtonit të marrë parasysh qendrimin unik të BE përkatësisht mbrojtjes antiraket të Europës. Bashkë me këtë deputetët e disa vendeve të Europës Lindore u përpoqën të eliminonin nga dokumenti përfundimtar momentin ku përmendet domosdoshmëria e marrjes parasysh të mendimit të Rusisë gjatë dislokimit të elementeve MAR të SHBA-s në Europë.