0Skuadra përfaqësuese e Rusisë e mundjes në stil të lirë fitoi Kupën Botërore. Në ndeshjen finale rusët mundën ekipin e Iranit me rezultatin 5:2. Fitues u bënë Besik Kuduhov, Adam Batirov, Anuar Gedujev, Abdusallam Gadisov dhe Biljal Mahov. Në këtë turne, i cili u zhvillua në Moskë, morën pjesë 8 ekipe që u ndanë në 2 grupe. Rivalë të rusëve në etapën eliminatore ishin ekipet e Turqisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë, të cilët nuk mundën t'ua vështirësonin luftën rusëve për të dalë në finale. Lojtari më i mirë i këtij turneu u shpall rusi Biljal Mahov (në kategorinë e peshës deri në 120 kg).