0Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë Kirill shprehu shqetësim të madh në lidhje me rënien e interesit për të lexuar libra tek shumica e popullsisë së Rusisë. Duke marrë fjalën në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së XIII-të "Librat e Rusisë" në Moskë Patriarku vuri në dukje, se sipas studimeve sociologjike për 13 vitet e fundit rezulton se pjesa e rusëve, të cilët lexojnë çdo ditë libra, është reduktuar me 10 %. Sipas fjalëve të tij, libri, pavarësisht nga zhvillimi i shpejtë i teknologjive informative dhe Interneti, vazhdon të mbetet "instrument unikal, me anë të të cilit personi ruan identitetin kulturor dhe civilizues të tij".