0Banorët e kryeqytetit të Japonisë kujtojnë bashkatdhetarët që gjetën vdekjen 65 vjet më parë gjatë një prej bombardimeve më shkatërrimtare e më makabre të aviacionit amerikan. Ceremonia tradicionale e përzishme përkujtimore u zhvillua në varrezën memoriale Tidorigafuti në qendër të qytetit, ku që në mëngjes herët u mblodhën mijëra dëshmitarë okularë të mbijetuar nga kjo tragjedi. Atje prehen eshtrat e viktimave të paidentifikuara të 334 fluturimeve strategjike të avionëve bombardues B-29. Në kuadrin e këtij operacioni nën emrin konvencional "Shtëpia e lutjeve" më 10 mars të vitit 1945 çdo avion amerikan hodhi mbi Tokio disa tonë bomba.