0Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç mendon, se lideri i partisë "Ukraina e fortë"  ("Сильная Украина") Sergei Tigipko është një nga kandidaturat më të përshtatshme për postin e Zëvendës kryeministrit në qeverinë e re të Ukrainës. "Sergei Tigipko nuk i përket asnjë partie parlamentare. Populli i Ukrainës i dha atij një mbështetje të konsiderueshme në zgjedhjet e mëparshme presidenciale, duke u shprehur në këtë mënyrë për ndryshime dhe reforma në vend. Sergei Tigipko është një kandidaturë e mirë drejtimin e bllokut ekonomik, komentoi Viktor Janukoviç në takimin e vet me Sergei Tigipko të mërkurën. Në këtë takim Sergei Tigipko pranoi propozimin që iu bë për të punuar në qeverinë e re, njofton Agjencia "Interfax".