0Duma Shtetërore e Rusisë zgjati afatin e veprimit të ligjit që ndalon klonimin e njeriut. Moratoriumi pesëvjeçar veproi në vend nga vitet 2002-2007, njofton Agjencia "Interfax". Në këtë ligj lejohet klonimi i organizmave dhe qelizave të tjera madje edhe atyre njerëzore, por vetëm për qëllime studimore. Deputetët mendojnë, se zgjatja e afatit të veprimit të këtij ligji është e domosdoshme për shmangien e situatës kur territori i Rusisë mund të përdoret prej disa mashtruesve të huaj nga bota e shkencës për eksperimentet joetike gjenetike me embrionet njerëzore.