0Gjykata e Basmannit në Moskë sanksionoi arrestin për dhjetë veta të dyshuar në pasjen gisht në shpërthimin e "Njevskij ekspress" në nëntor. Për këtë Agjencisë ITAR-TASS i njoftoi Drejtuesja e shërbimit informativ të Dumës qytetare të Moskës Anna Usaçova. Sipas fjalëve të saj 9 nga ata janë pjesëtarë të një familjeje. Ata u arrestuan gjatë operacionit special të zhvilluar në Ingusheti më 2-3 mars. Atëhere u asgjesuan edhe 8 guerrilas të tjerë midis tyre dhe një nga liderët e ilegalitetit terrorist në Kaukazin e Veriut Said Buriatskij. Në vendin e zhvillimit të operacionit special u zbuluan gjysëm tonë lëndë eksplozive si edhe prova materiale, të cilat konfirmojnë pjesëmarrjen e grupit banditesk në hedhjen në erë të trenit që ndiqte itinerarin Moskë-Shën Peterburg. Si rezultat i këtij sulmi terrorist gjetën vdekjen 27 veta.