0Qytetares ruse Rimma Sallonen në ambasadën e Rusisë në Finlandë iu dha pasaporta e qytetarit të Rusisë për djalin e saj shtatëvjeçar Anton. Siç vuri në dukje Rimma Sallonen, Antoni që nga lindja është regjistruar si qytetar i Rusisë, por dikush e zhduku qëllimisht atë nga regjistri i popullsisë së Finlandës shënimin mbi nënshtetësinë e djalit. "Kjo gjë i lejon autoritet finlandeze të deklarojnë se diplomati i tyre nuk rrëmbeu qytetarin e Rusisë, por shpëtoi qytetarin e Finlandës", shtoi Rimma Sallonen.