0Në Moskë po starton Muaji i 8-të Ndërkombëtar i fotografisë "Photobiennale-2010". Më shumë se 100 ekspozita të fotografëve më të njohur bashkëkohorë si dhe punë të autorëve të rinj do të ekspozohen pothuajse në çdo galeri të madhe dhe në sallën e ekspozitave të kryeqytetit rus, njofton Agjencia ITAR-TASS. Muaji i fotografisë është emër mjaf i kushtëzuar. Në fakt ai do të zgjasë deri më 27 qershor. I pari që do të marrë fotostafetën do të jetë Muzeu i artit modern i Moskës. Në sallat e tij do të hapen njëkohësisht disa ekspozita, ndër të tjera edhe ekspozita "Dhjetë fotografë", kushtuar 50 vjetorit të krijimtarisë unikale të kolektivit të Suedisë.