0"Ditët e kinematografisë ruse" startuan në Strasburg në kuadrin e kremtimit të Vitit të Rusisë në Francë. Në programin e festivalit kanë hyrë dhjetra filma artistikë, dokumentarë dhe me metrazh të shkurtër të regjizorëve rusë. Midis tyre përmendim filmat: "Pavijoni № 6" ("Палата номер 6") të regjizorit Karen Shahnazarov, "Bekoni femrën" ("Благословите женщину") të Stanisllav Govoruhinit, "Një luftë" ("Одна война") të Vera Gllagolevës, "Mos mendo për majmunët e bardhë ("Не думай про белых обезьян"), të Juri Maminit, "Motivet çehoviane" ("Чеховские мотивы") të Kira Muratovës. Ambasadori i Rusisë në Francë Aleksandër Orllov u shpreh për Agjencinë ITAR-TASS" se qëllimi i këtij forumi kinematografik është "afrimi sa më i ngushtë i popujve miq, të cilët për gjatë disa shekujve i ka bashkuar arti".