0SHBA nuk shprehen të gatshme për shpejtimin e zhvillimit të negociatave mbi përpunimin e Traktatit të ri për ASO, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs. Sipas fjalëve të tij, Amerika nuk shtron përpara vetes detyrën e nënshkrimit të dokumentit në samitin për sigurinë bërthamore, i cili do të zhvillohet në Uashington më 12-13 prill. Në prag, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov deklaroi, se Traktati i ri do të nënshkruhet në këto 2-3 javët e ardhshme. Duke komentuar këtë deklaratë, Robert Gibbs vuri në dukje, se negociatorët po përpiqen të zgjidhin çështjet e tjera ende të pazgjidhura dhe se ata do të vazhdojnë të punojnë mbi to deri sa të jetë e domosdoshme. Madje edhe në qoftë se do të duhen disa javë në prill pas samitit në fjalë, njofton Agjencia "Ria Lajmet".