Zëri i Rusisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të donin ta shikonin Rusinë partnere në Organizatën Botërore Tregtare (OBT) dhe venë në dukje progresin evident në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Për këtë deklaroi në Uashington Përfaqësuesi i SHBA për negociatat tregtare Ron Kirk. Duke iu përgjigjur pyetjes: nëse është dhënë ndonjë sinjal qartësie në lidhje me procesin e anëtarësimit të Rusisë në OBT, Ron Kirk tha se, "aktualisht po zhvillohen diskutime aktive përsa i përket anëtarësimit të Rusisë në një bllok me Kazakistanin dhe Bjellorusinë". Negociatat për anëtarësimin e Rusisë në OBT po vazhdojnë që nga viti 1994.