Zëri i Rusisë Rusia dhe SHBA do të nënshkruajnë Traktatin e ri për reduktimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) në këto 2-3 javët e afërta. Një mendim të tillë e shprehu Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergei Lavrov në konferencën për shtyp mbajtur në Moskë. Duke iu përgjigjur pyetjes: nëse do të bëhet takimi i radhës për negociatat mbi ASO, që po zhvillohet në Gjenevë përfundimtar, Kreu i MPJ tha, se e gjitha kjo do të varet nga ajo se sa "efektivisht do të mund të arrijnë negociatorët të zgjidhin  të gjitha çështjet që u janë ngarkuar atyre". Gjatë kësaj Sergei Lavrov theksoi, se palët nuk synojnë ti përfundojnë këto negociata në një datë konkrete. "Në qoftë se ata do të ndjekin parimin kryesor-parimin e respektimit të barazisë, atëherë të gjitha çështjet do të zgjidhen shumë shpejt, shtoi ai. Sipas fjalëve të Sergei Lavrovit në dokumentin e ri "padyshim" që do të pasqyrohet dhe problematika e sistemit MAR. "Ndërlidhuria midis armatimeve strategjike ofensive dhe mbrojtëse sigurisht që do të konfirmohet", deklaroi ministri i MPJ së Rusisë. Afati i veprimit të Traktatit të mëparshëm mbi reduktimin e Armatimeve Strategjike Ofensive përfundoi në dhjetor të vitit të kaluar.