Presideti i ri i Ukrainës u takua në Moskë me Presidentin Dimitri Medvediev dhe Kryeministrin Vladimir Putin. Siç shkruan gazeta "Vedomosti" me referim tek një burim në MPJ të Federatës Ruse, megjithëse Moska nuk është fort e kënaqur nga fakti se vizitën e vet të parë Janukoviçi e ndërmorri në Bruksel, me presidentin e ri lidh megjithatë shpresa të mëdha. Në konferencën për shtyp mbajtur në Moskë Janukoviç e shpjegoi situatën me atë, se Brukseli e ftoi atë në një datë më të afërt. Sipas përfundimit të bisedimeve të zhvilluara në Moskë kurrfarë dokumentesh nuk u nënshkruan, Janukoviçi vetëm premtoi të anulojë dekretet e paraardhësit të vet - Viktor Jushenko - mbi dhënien e titullit Hero i Ukrainës bashkëpunëtorëve të nazizmit Stepan Banderas dhe Roman Shuheviçit. Ndaj propozimit publik të Kryeministrit Vladimir Putin për tu bashkuar me Bashkimin Doganor të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit lideri i ri ukrainas nuk reagoi, megjithëse në muajin dhjetor gjatë fjalimeve të veta si kandidat për president u shpreh mëse një herë, se ka ndërmend të iniciojë nënshkrimin nga ana e palës ukrainase të marrëveshjes sipas formulës "3+1": Hapësira Unike Ekonomike + Ukraina. Pasi u kthye në Kiev Janukoviç deklaroi, se e presupozon hyrjen e Ukrainës në hapësirën Unike Ekonomike vetëm me kushtet e OBT, anëtare e së cilës është Ukraina.

Komentimi i artikullit të ditës

Mendimin e vet në lidhje me pozitën e Presidentit ukrainas ndaj Bashkimit Doganor e shprehu për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" profesori i Shkollës së Lartë Ekonomike Ivan Rodionov: "Tani për tani asnjë nga tre vendet e ekzistuese (Bjellorusia, Kazakistani, Rusia) nuk është i gatshëm të shqyrtojë problemet ekonomike në ndërlidhuri me ato politike. Ndërkohë që duhet thënë, se Bashkimi Doganor, si rregull, është bashkim politiko-ekonomik. Dhe për nga ky këndvështrim fjalët e Presidentit mbi atë, se tani për tani vendi i tij nuk e shqyrton mundësinë e hyrjes në Bashkimin Doganor do të thotë se Ukraina nuk është e gatshme të shqyrtojë aspektet politike të kësaj mundësie. Gjatë kësaj deklaratat e Janukoviçit mbi mundësinë e  hyrjes së Ukrainës në Hapësirën Unike Ekonomike vetëm me kushtet e Organizatës Botërore të Tregtisë, për mendimin tim, nuk janë gjë tjetër veçse "fjalë të bukura" dhe krijimi sa për sy e faqe i pozitës gjoja të veçantë të Ukrainës. Duhet kuptuar se anëtarësimi në OBT është obligim dhe nuk jep kurrfarë avantazhesh. Nga njëra anë ai krijon mundësi të reja për partnerët, kurse nga ana tjetër vendet janë të detyruara të udhëhiqen nga kërkesat e OBT, bile duke mos qenë as anëtarë të kësaj Organizate. Natyrisht që si për Ukrainën, po ashtu edhe për Rusinë pjesëmarrja në Bashkimin Dodanor do të ishte një plus. Por duhet theksuar në këtë rast një gjë shumë e rëndësishme, në qoftë se gjatë bashkimit të Ukrainës me të do të duhet të rishikohen shumë pika në marrëveshjen vepruese të Bashkimit Doganor, atëhere kjo në njëfarë shkalle do ta zvarrisë krijimin e tij dhe do të keqësojë kushtet për pjesëmarrësit e këtij Bashkimi", tha profesori i Shkollës së Lartë Ekonomike Ivan Rodionov. Sipas mendimit të ekspertit, Bashkimi i Ukrainës me Bashkimin Doganor mund të krijonte prerogativë për hyrjen e Rusisë në OBT.