Politologu rus Aleksandër Rar komentoi artikullin e botimit "Rossiskaja gazeta" mbi përfundimet e vizitës së Viktor Janukoviçit në Rusi. Sipas fjalëve të ekspertit, Moska shpresonte se Ukraina do të refuzonte zyrtarisht hyrjen e vet në NATO. Perëndimi i dha Kievit mandatin për hyrjen në Aleancë në samitin e fundit në Bukuresht. Rusia priste gjithashtu, që "Gazprom-i" i saj të ftohej në ndërtimin e konsorciumit të gazit, interesimin për të cilin e konfirmoi Janukoviç. E treta, vë në dukje Aleksandër Rar, Moska dëshironte që Ukraina të pajtohej me zgjatjen e afateve të qëndrimit të Flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol pas vitit 2017. Përveç kësaj, Rusia priste konfirmimin e të gjitha marrëveshjeve të gazit, të cilat u përfunduan në kohën e drejtimit të qeverisë ukrainase nga Kryeministrja Julia Timoshenko. Ato janë në interes të Moskës dhe i bëjnë thirrje Kievit të paguajë për gazin me çmimin e tregut. Sipas mendimit të politologut, shpresat e Rusisë të lidhura me vizitën e tanishme të Viktor Janukoviçit nuk u justifikuan plotësisht. Presidenti i Ukrainës mbajti një qendrim mjaft "të kujdesshëm".

Në Rusi filluan tu japin kompensime me shumë prej 50 mijë rublash (rreth1640 $) atyre që janë të gatshëm të dorëzojnë automobilin e vjetër dhe të blejnë të ri, shkruan botimi "Kommersant". Ky është program analogjik me ata europianë, të cilët mbështetën rritjen e tregut të automobilave në Europë vitin e kaluar. Interesant është fakti, se tregu rus i automobilave sipas përfundimeve të vitit 2009 u shkurtua deri në 2 herë, vë në dukje botimi. Në saje të këtij programi këtë vit planifikohet të shiten jo më pak se 200 mijë makina të reja. Potenciali për dhënien e kompensimeve është mjaft i madh. Në Rusi ka më shumë se 17 milionë makina të "moshës" nga 10 vjet e lart që vazhdojnë të jenë në përdorim. Por, sipas mendimit të ekspertëve, pika më e dobët e programit është mungesa e një rrjeti qendrash në Rusi për utilizimin e automobilave. Me qëllim që të zgjidhet problemi me pamjaftueshmërinë e qendrave, Ministria e industrisë dhe tregtisë premton të paguajë shpenzimet për transportimin e makinave deri në pikën e utilizimit të tyre.

0 Çështja që kishte të bënte me minimit të trenit "Njevskij ekspres" u zbardh më në fund. Siç njofton

botimi "Rossiskaja gazeta"

0 për këtë Kreu i Shërbimit Federal rus të Sigurimit (SHFS) Aleksandër Bortnikov informoi Presidentin Dimitri Medvediev. Ai deklaroi, se në organizimin e aktit terrorist, si rezultat i të cilit gjetën vdekjen 28 veta, ka dorë banda e vëllezërve Kartojevë me në krye ideologun e formacioneve terroriste të Kaukazit të Veriut Said Burjatcki. Keqbërësit u eliminuan më 2 mars gjatë një operacioni special të zhvilluar në Ingusheti. Sipas mendimit të SHFS, ekspertizat e bëra gjenetike dëshmojnë për pjesëmarrjen e tyre në minimin e trenit "Njevskij ekspres".