0"Zgjedhim shkrimtarin më të mirë të huaj", nën një devizë të tillë në kryeqytetin verior të Rusisë startoi konkursi letrar me pjesëmarrjen e qendrave kulturore dhe përfaqësive diplomatike të 14 vendeve të huaja. Midis organizatorëve janë Suedia, Finlanda, Danimarka, Hollanda, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Gjermania. Ata propozojnë libra për përkthim në rusisht dhe në gjuhën origjinale, kurse lexuesit votojnë për veprën që u ka përlqyer më shumë në site-n e bibliotekës së Shën Peterburgut që mban emrin e Majakovskit.