0Është e domosdoshme që të vendoset përgjegjësia e përbashkët e furnizuesit dhe konsumatorit për gjithë periudhën e ciklit jetësor të elektotrostacionit atomik. Me një propozim të tillë doli Kreu i korporatës shtetërore "Rosatom" Sergei Kirienko në konferencën ndërkombëtare në Paris. Ai theksoi gjithashtu, se mbetet në fuqi propozimi i Rusisë për përpunimin e lëndës djegëse bërthamore të Iranit në territorin e saj. Sipas fjalëve të Kreut të MPJ Sergei Lavrov, vënia në shfrytëzim e elektrostacionit të parë bërthamor iranian, i cili po ndërtohet me ndihmë të specialistëve rusë në Busher, do të realizohet këtë vit.