0Rusia dhe SHBA-s do të nënshkruajnë Traktatin e ri për shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) në këto 2-3 javët e afërta, deklaroi Ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të bëhet vallë ky raund që po zhvillohet në Gjenevë përfundimtar në lidhje me negociatat mbi ASO, Ministri u shpreh, se gjithçka do të varet nga ajo, se në ç'masë "do të mund të zgjidhin negociatorët të gjitha detyrat që u janë ngarkuar atyre". Sipas fjalëve të tij, në dokumentin e ri do të gjejë pasqyrim edhe problematika që ka të bëjë me Mbrojtjen Antiraket (MAR). Lavrov theksoi gjithashtu, se palët nuk shtrojnë si qëllim përpara vetes përfundimin e punës në një datë të caktuar.