Shkarko audiofailin  


0 Studimi i kozmosit, lufta kundër krimit të organizuar, shëndetësia, kultura dhe energjetika - të gjitha këto janë fusha të bashkëveprimit të Moskës dhe Stokholmit. Marrëveshjet përkatëse ndërqeveritare i nënshkruan sot krerët e dikastereve të interesuara të dy vendeve në prani të Presidentit Dimitri Medvediev dhe  Kryeministrit të Suedisë Fredrik Reinfeldt. Një nga drejtimet kryesore të bashkëpunimit të Rusisë dhe Suedisë mbetet energjetike. Dhe, siç vuri në dukje në konferencën përfundimtare mbajtur për shtyp Presidenti Dimitri Medvediev, Moska është e gatshme për kooperim në lidhje me drejtime nga më të ndryshmet: "Ne jemi të gatshëm të zhvillojmë kooperimin energjetik në lidhje me një rreth jashtëzakonisht të gjerë drejtimesh. Në qoftë se do të flitet mbi prioritetet tona, sipas mendimit tim, këtu është tejet e rëndësishme të merremi me efikasitetin energjetik. Unë shpresoj shumë, se marrëveshja e re kornizë që u nënshkrua sot do të krijojë kushtet e domosdoshme edhe për zhvillimin e kontakteve në këtë drejtim", tha Presidenti rus. Problemi i efektivitetit energjetik nuk u ndodh ashtu, krejtësisht, në fokusin e vemendjes së autoriteteve ruse. Kjo u bë pjesë e pandarë e planit të modernizimit të ekonomisë së Rusisë. Jo më pak e rëndësishme është edhe një pjesë tjetër e këtij plani - siguria ekologjike e prodhimit. Rusia, sigurisht, mund të huazojë, të përvetësojë shumë nga përvoja e ekonomisë "së gjelbër" suedeze, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" eksperti i Fondit të natyrës së egër (WWF)Aleksei Kokorin: "Mund të përmend dy drejtime. I pari, sigurisht, është termoizolimi, efikasiteti i energjisë së ndërtesave të banimit. Ato norma që veprojnë në Suedi janë ndër më të lartat në botë. Dhe, në përputhje me këtë, për sigurimin e ngrohjes së banesave nevojitet shumë më pak ngrohje se ç'kërkohet aktualisht në Rusi. Ndërkohë që duhet thënë, se masat për termoizolimin e godinave janë më të lira dhe i mbulojnë shumë shpejt shpenzimet. Një drejtim tjetër është shfrytëzimi i lëndës djegëse të drurit. Në këtë fushë Suedia ka një përvojë shumë të madhe. Dhe duhet thënë këtu si në termocentralet e mëdha elektrike, ashtu dhe në vila. Janë gjithashtu të rëndësishme për Rusinë edhe standartet suedeze të zhvillimit të degës së ekonomisë pyjore, të cilat lejojnë optimizimin e procesit të ripyllëzimit. "Gjelbërimi" i ekonomisë do ta ndihmojë Rusinë të bëhet një fuqi "ekologjike" bashkëkohore. Dhe bashkëpunimi në këtë çështje me një partnere të tillë me përvojë si Suedia do ta ndihmojë shumë atë për arritjen e këtij qëllimi.