0Dimitri Medvediev shpreson në aktivizimin e bashkëpunimit me Suedinë në sferën energjetike, sektorin financiar, kompleksin e industrisë së pyjeve si dhe në sferën e ruajtjes së mjedisit rrethues. Për këtë Presidenti i Rusisë deklaroi në përfundim të negociatave me Kryeministrin e Suedisë Fredrik Reinfeld. Fjalë bëhet jo vetëm për shtrimin e gazsjellësit Nord Stream" ("Rryma Veriore"), vuri në dukje Medvediev. Siç njofton Agjencia ITAR-TASS, ndër prioritetet e palës ruse ai përmendi, në veçanti, problematikën e efikasitetit energjetik. Sipas fjalëve të Medvedievit, bashkëveprimin në lidhje me këto çështje do ta mundësojë nënshkrimi i Memorandumit mbi bashkëpunimin në fushën energjetike.