0Rusia dhe Suedia kanë perspektiva të mira për zgjerimin e bashkëpunimit, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev pas negociatave në Kremlin me Kryeministrin e Suedisë Fredrik Reinfeld. Sipas fjalëve të tij, midis federatës Ruse dhe Suedisë po zhvillohen aktivisht lidhjet ekonomike, Suedia është partnere e rëndësishme për Rusinë në Europë. Medvediev përmendi, se për pesë vjetët e fundit qarkullimi i mallrave midis dy vendeve u rrit 4 herë. "Shpresojmë që më tej mashkëveprimi në energjetikë, sferën financiare, industrinë e pyjeve, ekologji efektivitetin energjetik do të përcaktojë konturet e bashkëpunimit tonë", tha Medvediev.